Një grabitje me armë zjarri ka ndodhur mesnatën që lamë pas në Shkabaj të Prishtinës.
Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se pompa e derivateve që ndodhet magjistralen Prishtinë-Mitrovicë është grabitur nga dy persona.
Sipas këtyre burimeve, dy persona të armatosur, njëri me pistoletë e tjetri me kallashnikov kanë marrë pazarin e pompës dhe marketit nën kërcënimin e armës drejtur punëtorit të ndërrimit.
Rasti ka ndodhur rreth orës 03:00 të mesnatës. Policia ka dalur në vendin e ngjarjes dhe ka filluar hetimet për këtë grabitje./