Dje janë bërë tre muaj nga dita kur Lulzim Hetimi është ngujuar në Komunën e Leposaviqit.
Që nga ora 06:00 e mëngjesit të 29 majit i pari i Leposaviqit po qëndron brenda këtij objekti.
Për të, komuna është shndërruar në objekt banimi.
E brenda saj me kryetarin Hetemi për më shumë se një javë ishte Zëvendësministri i Ministrisë së Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Arber Vokrri, i cili ka folur për kushtet e jetës në komunë.
https://www.facebook.com/watch/?ref=embed_video&v=608668514795420