Wednesday, November 27, 2024
HomeLajmePranverë 2024, Kurti kërkon normalizim raportesh me Serbinë përpara zgjedhjeve në SHBA

Pranverë 2024, Kurti kërkon normalizim raportesh me Serbinë përpara zgjedhjeve në SHBA

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, po kërkon normalizim të raporteve me Serbinë përpara zgjedhjeve të ardhshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shkruan “Bloomberg”.

Kryeministri i Kosovës ka thënë se Kosova dhe Serbia duhet të normalizojnë raportet përpara se aleatët të preokupohen me zgjedhjet në SHBA dhe Bashkim Evropian.

Kurti ka thënë se ka një ndjenjë urgjence për zbatimin e marrëveshjes dhe normalizim të raporteve të përqendruara në njohjen reciproke, më se voni deri në pranverën e vitit 2024.

“Ka një ndjenjë urgjence për zbatimin e marrëveshjes dhe normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të përqendruara në njohjen reciproke de-facto, më së voni deri në pranverën e vitit të ardhshëm”, ka thënë kryeministri Albin Kurti të hënën në Brdo të Sllovenisë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments