Tuesday, November 26, 2024
HomeLajmeKosovaNuk është me në spital, Andi Pajaziti është dërguar në Burgun e...

Nuk është me në spital, Andi Pajaziti është dërguar në Burgun e Sigurisë së Lartë në Dyz

Andi Pajaziti, i njohur me nofkën “Italiani”, është liruar nga spitali pasi ka përfunduar trajtimin atje dhe është dërguar në paraburgim.

Pajaziti është njëri nga tre të përfshirit në rastin e Bon Vivantit, ku gjykata ka marrë vendim, krahas Hysni Gecit dhe Gëzim Zakutit.

Gazeta Insajderi ka marrë vesh nga burimet e saja se Pajaziti ka përfunduar intervenimet e duhura mjekësore dhe është dërguar në Burgun e Sigurisë së Lartë në Dyz.

Më herët është raportuar se Pajaziti ka pasur disa intervenime në QKUK.

Mediumi kishte raportuar edhe për “krismën” që ishte dëgjuar afër klinikës ku po mjekohej Pajaziti.

Një përleshje e armatosur që rezultoi me vrasjen e 39-vjeçarit, Kastriot Ramadani, teksa mbetën të lënduar e të plagosur edhe 17 persona të tjerë, tronditi kryeqytetin në fillimin e muajit gusht. Të dyshuar për ngjarjen tragjike në lokalin e njohur “Bon Vivant”, janë Andi Pajaziti, i cili ndodhet në spital, Hysni Geci dhe Gzim Zakuti.

Në arrati ndodhet ende “Duka”, për të cilin Policia e Kosovës me vonesë e bëri publike shpalljen në kërkim të tij.

Përpos përfshirjes në përleshjen në Prishtinë, Dukagjin Nikollaj ka të kaluar kriminale edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai është njëri prej shqiptarëve më të kërkuar nga FBI.

Dukagjin Nikollaj, sipas Byrosë Federale të Hetimeve (FBI), dyshohet të jetë i përfshirë në blerjen e sasive të mëdha të marijuanës nga Kanada dhe shpërndarjen e tyre në zonën e New Yorkut.

“Duka” thuhet të jetë pjesëtarë i organizatës kriminale “Krasniqi Organization”, të dyshuar për trafikim droge dhe vrasje.

Urdhër arresti për “Dukën” është lëshuar në maj të vitit 2010 nën akuzat për shpërndarje të lëndëve narkotike. Ai ka kontrolluar rrethin e drogës nga viti 2003 deri në vitin 2007.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments