Tuesday, November 26, 2024
HomeBotaMacron kërkon mbajtjen e zgjedhjeve në Veri, ka një paralajmërim për Kosovën...

Macron kërkon mbajtjen e zgjedhjeve në Veri, ka një paralajmërim për Kosovën e Serbinë

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka folur edhe për Kosovën e Serbinë gjatë fjalimit të tij para ambasadorëve francezë në botë.

Ai ka kërkuar nga të dy palët angazhim për mbajtjen e zgjedhjeve në Veri, kthimin e serbëve në institucione, derisa ka përmendur edhe Asociacionin.

Macron tha se Franca dhe Gjermania kanë bërë zotime për politikat e vizave dhe çështjet tjera ekonomike në rast se Serbia dhe Kosova “dështojnë të sillen me përgjegjësi”.

“Sa i përket dallimeve mes Kosovës dhe Serbisë dhe unë besoj që ky është një udhërrëyes i mirë, është përkrahur nga negociatorët evropianë dhe përfaqësuesit tanë, kështu që ne kërkojmë angazhim të plotë nga të dy palët, riangazhim për organizim të zgjedhjeve të reja lokale, riangazhimi i serbëve në institucionet e Kosovës, njohja e komunave në Veri në emër të autoriteteve të Kosovës. Ne presim që paqja do të kthehet në këtë pjesë. Franca e Gjermania kanë bërë zotime sa i përket politikave të vizave dhe çështje tjera ekonomike, të cilat do të rishikohen nëse palët dështojnë të sillen me përgjegjësi. Duhet të jemi vigjilentë veçanërisht në këtë aspekt, veçanërisht kur bëhet fjalë për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor”, tha Macron.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments