Monday, November 25, 2024
HomeLajmeRikthimi te “marrëveshja historike”, a mund të takohen Kurti dhe Vuçiq në...

Rikthimi te “marrëveshja historike”, a mund të takohen Kurti dhe Vuçiq në shtator

Pasi tensionet në terren eskaluan deri në dhunë rreth dy muaj pas marrëveshjes së finalizuar në Ohër, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq duhet të ulen sërish në tavolinën e dialogut. Marrëveshja për të cilën ata u patën marrë vesh, ende konsiderohet historike nga SHBA-ja dhe BE-ja, që duan zbatim këtë vit. Amerikanët presin që në drejtim të shtensionimit të situatës të ketë lëvizje të reja në shtator. Ndërsa ambasadori francez në Prishtinë është i mendimit që një takim i ri i nivelit të lartë duhet të organizohet “në fillim të vitit shkollor”.

Kosova thotë se është duke e zbatuar një marrëveshje të cilën iu desh ta arrinte me Bashkimin Europian për shtensionimin e situatës në veri të vendit. Pasi e mori ndëshkimin e bllokut europian dhe më pas u pajtua për një plan shtensionimi, kryeministri Albin Kurti mund të ulet në shtator përballë presidentit serb, Aleksandar Vuçiq në një rikthim në dialogun e ndërprerë nga tensionet në veri që u përshkallëzuan deri në dhunë.

Nga Brukseli nuk i janë përgjigjur interesimit të Gazetës Express nëse do të ketë takim Kurti-Vuçiq në shtator, por është e sigurt se ndërkombëtarët duan që të dy t’i kthejnë sa më shpejt në dialog, ku primare do të jetë zbatimi i marrëveshjes për rrugën e normalizimit.

Perëndimi e konsideron ende historike marrëveshjen e finalizuar në Ohër. Kështu e quajti edhe i dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i cili e vizitoi Maqedoninë e Veriut të premtën.

Situata në veri eskaloi rreth dy muaj nga takimi i 18 marsit në Ohër ndërmjet Kurtit e Vuçiqit ku u finalizua ajo që u quajt “Marrëveshja për Rrugën e Normalizimit të Marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”.

Rruga ishte krejt ndryshe, por përpjekja e ndërkombëtarëve tani është që ata të ulen sa më shpejt për të kryer punë në dialog.

Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill tha së fundmi në një intervistë në programin në gjuhën serbe të Zërit të Amerikës se pret që në drejtim të shtensionimit të situatës të ketë lëvizje të reja në shtator, pasi e konsideron urgjente “një përparim në këtë çështje”.

“Mendoj se të paktën ne e dimë se cilët janë përbërësit për një lloj të ardhmeje të qetë. Është shumë e qartë se ne kemi nevojë për një Asociacion të komunave serbe. Është e qartë se Kosova ka nevojë për qasje më të mirë në strukturat ndërkombëtare. Kështu që mendoj se ne në thelb e dimë se çfarë do të përpiqemi të bëjmë. Problemi është t’i bashkosh të gjitha. Është si një mozaik i madh. E hedh në tavolinë, pastaj duhet ta bashkosh. Nuk është e lehtë”, tha ndër tjerash Hill.

Vetëm tri ditë pas finalizimit të marrëveshjes në Ohër, emisari i BE-së, Miroslav Lajçak pati thënë se s’është sekret që ata duan që zbatimi i saj të bëhet këtë vit. I pyetur në një intervistë në Radion Evropa e Lirë se a presin zbatim të marrëveshjes këtë vit, sepse vitin e ardhshëm do të ketë zgjedhje dhe çështje të tjera të rëndësishme, Lajçak përgjigjej kështu: “Sërish, ne kishim planifikuar shumë afate konkrete kohore në dokumentin fillestar. Tani, ne nuk duam që palëve t’iu imponojmë afate. Ne duhet të pajtohemi për këtë kur të takohemi. Por, ky nuk është sekret”.

Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guérot ka thënë në një intervistë për Express në fund të korrikut se “duhet të organizohen takime të reja të nivelit të lartë”, duke i inkurajuar palët që “të mbajnë një qëndrim konstruktiv për të arritur zbatimin e kësaj marrëveshjeje sa më shpejt të jetë e mundur”.

“Në këtë fazë, një takim i ri i nivelit të lartë ndërmjet BE-së, Kosovës dhe Serbisë duhet të organizohet në fillim të vitit shkollor, por i takon lehtësuesit evropian, z. Lajçak, të vlerësojë ritmin e duhur të bisedimeve. Ne kemi besim të plotë tek ai”, ka thënë ambasadori francez.

Kthim urgjent te zbatimi i marrëveshjes kërkon SHBA-ja. Ambasadori amerikan në Prishtinë. Jeffrey Hovenier ka thënë para pak javësh se formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe duhet të ndodh gjithashtu shpejt.

“Nga Qeveria e Kosovës ne kërkojmë që të ndërmarrë hapa për shtensionuar situatën në veri dhe të krijojë një mjedis të ri ku të dyja shtetet mund të punojnë në zbatimin e të gjitha zotimeve në kuadër të Marrëveshjes së Ohrit. Për Kosovën kjo nënkupton që të lëvizë përpara me një urgjencë në procesin për negocimin dhe themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Kjo është pjesë e zotimeve që janë bërë nga Qeveria e Kosovës. Ky nuk është obligimi i vetëm që ka dhe ky nuk është neni i vetëm i Marrëveshjes së Ohrit, por është i rëndësishëm”, ka thënë Hovenier gjatë një adresimi për media.

Më 18 korrik, Kosova ishte çështje kryesore e diskutimit në Capitol Hill, ku i dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar raportoi para Kongresit Amerikan për situatën në rajon. Ai foli për nevojën e zbatimit të marrëveshjes së fundit mes Kosovës dhe Serbisë, që sipas tij është rruga që do ta shpie shtetin e ri ballkanik në organizatat ndërkombëtare. Diplomati amerikan tha se aspirata më e lartë e SHBA-së në rajon është që Kosova të bëhet anëtare e NATO-s, e Bashkimit Europian dhe ta sigurojë një ulëse në OKB. Në këtë drejtim, ai tha se formimi i Asociacionit është “një element thelbësor”.

“Marrëveshja i kërkon Serbisë që ta njohë sovranitetin e Kosovës dhe integritetin e saj territorial. T’ia njohë simbolet kombëtare, flamurin, dokumentet qeveritare, diplomat, targat e makinave dhe ia ndalon Serbisë që ta bllokojë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare. Kosovës i kërkohet që të zbatojë obligimin që e ka për formim të Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Ne besojmë që të dyja vendet duhet të angazhohen menjëherë në këto aspekte, pa parakushte. Duhet të nisin ta kryejnë pjesën e tyre”, tha Escobar.

Kjo marrëveshje, Escobar konsideron se ia ka ofruar SHBA-së “mundësinë më të madhe në 15 vjetët e fundit” që të bashkëpunojë me Qeverinë e Kosovës që të niset “jo vetëm një fushatë europiane e njohjeve, por një fushatë globale e njohjeve

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments