Monday, November 25, 2024
HomeLajmePërjashtimi nga Defender Europe, Maqedonci: Po bisedojmë për të marrë pjesë në...

Përjashtimi nga Defender Europe, Maqedonci: Po bisedojmë për të marrë pjesë në vitin 2025

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, në konferencën e parë me gazetarë është pyetur për përjashtimit e Kosovës nga “Defender Europe 2023”.

Sipas tij, në momentin kur Kosova është përjashtuar nga kjo e fundit aktivitetet kanë përfunduar dhe se FSK-ja nuk është penalizuar më aspektin operacional.

Sipas tij, Kosova do të marrë pjesë në konferencat planifikuese gjatë kësaj vjeshte për Defender Europe 2025.

“Rreth çështjes së Defender Europe 2023, është për t’u theksuar fakti që Defender Europe si aktivitet nuk është anuluar, është anuluar pjesa përfundimtare e këtij ushtrimi që ka qenë dita e hapur për media dhe vizitorë për të përcjellë aktivitetin”.

“Në aspektin operacional aktivitetet kanë përfunduar të gjitha deri në atë kohë, pra nuk jemi penalizuar më aspektin operacional – është më shumë një reagim pra ndaj situatës, i cili më të vërtetë nuk është që ka lënduar aspektin operacional të Forcës të Sigurisë së Kosovës”.

“Ne do të marrim pjesë në konferencat planifikuese gjatë kësaj vjeshte për Defender Europe 2025, që gjithashtu realizohet në pjesën juglindore të Evropës dhe jam i bindur që do të vazhdojmë me të njëjtin ritëm të bashkëpunimit më ShBA-ve sa i përket ushtrimeve e trajnimeve, ne vazhdojmë të kemi bashkëpunim, vazhdojmë të kemi takime të përbashkëta gjithë sektorët e gjithë nivelet janë duke vazhduar që të ruajnë bashkëpunimin dhe të avancojnë atë në faza më të avancuara”, tha ai./EO/

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments