Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeKosovaNjë muaj paraburgim ndaj të dyshuarve për keqpërdorim të rezervave shtetërore

Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarve për keqpërdorim të rezervave shtetërore

Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur të caktojë masën e paraburgimit prej një muaji për Ridvan Muharremin, Irfan Lipovicën dhe Hafiz Garën.

Të njëjtit u arrestuan dje, nën dyshimin se kanë keqpërdorur rezervat shtetërore.

Ky është njoftimi i plotë i Gjykatës:

Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, për caktimin e masës së paraburgimit në çështjen penale për të pandehurit I.L dhe H.G për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 414 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe i pandehuri R.M për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Dhënia e ndihmës në kryerje të veprës penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 414 lidhur me nenin 33 të Kodit nr. 06/L-074 Penal të Republikës së Kosovës.

Gjyqtarja e Procedurës Paraprake e ka aprovuar si të bazuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, për caktimin e masës së paraburgimit për të pandehurit I.L, H.G dhe R.M, të njëjtëve iu ka caktuar  masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji, për secilin. Masa e paraburgimit tre të pandehurve iu është caktuar në harmoni me nenin 184 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1 e 1.2 pika 1.2.2 e 1.2.3, të Kodit të Procedurës Penale të Kosovës.

Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments