Pas përfundimit të tyre janë arrestuar: ky i fundit dhe dy zyrtarë të MINT-it për dyshimet se janë përfshirë në keqpërdorime me rezervat shtetërore.
Kush është prokurori që po heton këtë rast?
Prokurori, Valdet Gashi, ka hetuar rastin e njohur si “afera e 53 milion eurove”, të cilat Pal Lekaj në kohën sa ishte ministër i Infrastrukturës i kishte dhënë kompanisë Bechtel Enka.
Ai ka hetuar edhe rastin e vjedhjes së dy milion eurove të vjedhura nga thesari i shtetit, në kohën sa Hykmete Bajrami ishte ministre e Financave.
Hedhja e gazit lotsjellës në sallën e Kuvendit dhe rastin e kapjes së 400 kilogramëve kokainë në Lipjan ishin hetuar nga Gashi poashtu.