Thursday, November 28, 2024
HomeLajmeKosovaBajrami: Kurti është kryepërgjegjësi, pushteti i VV-së po kundërmon drogë, korrupsion dhe...

Bajrami: Kurti është kryepërgjegjësi, pushteti i VV-së po kundërmon drogë, korrupsion dhe pazarllëqe në kurriz të popullit

 

Bajrami ka shkruar se përgjegjësi kryesor është kryeministri Albin Kurti dhe ka bërë thirrje që Prokuroria dhe Policia t’i shkojë deri në fund aksionit të sotëm.

Ajo ka shkruar se secili që ka përjegjësi duhet të jap llogari në mënyrë që të rikthehet besimi i qytetarëve dhe që “hajnat të shkojnë në burg”.

Bajrami thotë se përgjegjësia kryesore duhet t’i kërkohet kryeministrit Albin Kurti

Reagimi i plotë:

Kryepërgjegjësi është Albin Kurti

Policia dhe Prokuroria duhet t’i shkojnë deri në fund aksionit të sotëm për keqpërdorimin e rezervave shtetërore dhe jo vetëm sepse ajo çka po ndodhë me tenderë njëburimor, me kritere joligjore në kontrata multimilionëshe ia kalon aferës së rezervave shtetërore.

Secili që ka përgjegjësi duhet të japë llogari në mënyrë që të kthehet besimi i qytetarëve se në këtë vend ka drejtësi dhe se hajnat shkojnë në burg.

Përgjegjësinë kryesore duhet ta kërkojmë te Kryeministri Albin Kurti.

Kryetari i Vetëvendosjes është kryepërgjegjësi për funksionimin e secilit dikaster, është përgjegjës edhe për keqpërdorimin e rezervave shtetërore, duke marrë për bazë faktin se një mik i tij komplet jashtë institucioneve përfshihet në tenderë. Ai dhe ministrat e tij duhet gjithashtu të mbahen përgjegjës për përfshirjen e zyrtarëve të Vetëvendosjes në kontrabandë me drogë, për koordinimin e Mimoza Kusarit me Radojcicin, për hajnitë në KEK për nepotizmin dhe të gjitha skandalet tjera.

Sepse i ka marrë 51 për qind të votave me propagandë që kushdo që s’është me LVV është hajn dhe të gjithë ata që ju bashkuan turmës me 14 shkurt 2021 janë pastërtia vet, por në fakt pushteti i Vetëvendosjes po kundërmon drogë, korrupsion dhe pazarllëqe në kurriz të popullit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments