Monday, November 25, 2024
HomeLajmeKosova“Hallakamë” në Telekom/ Ristrukturimi i menaxherëve me preferenca të Burbuqe Hanës, s’përfillin...

“Hallakamë” në Telekom/ Ristrukturimi i menaxherëve me preferenca të Burbuqe Hanës, s’përfillin kritere

Kanë dalë në pah dallaveret që janë bërë në konkursin e brendshëm për ristrukturimin e pozitave brenda Telekomit të Kosovës.

Burime të sigurta të Indeksonline tregojnë se, me kriteret e vendosura dy herë, me qëllim të “rehatimit” të njerëzve të caktuar, janë diskriminuar rreth 1 mijë punëtorë.

Atyre u është pamundësuar të aplikojnë në konkurset e brendshme, pasi fillimisht kriteri kryesor për aplikim ka qenë me strikt. Më pas bordi i drejtorëve ka ndryshuar kriterin, nga “master i/e diplomuar” zëvendësohet me përshkrim “së paku niveli bachelor në fushat e kërkuara”.

Ky ndryshim është bërë vetëm e vetëm që t’u përshtatet menaxherëve të rinj, preferencave të kryeshefes ekzekutive të Telekomit, Burbuqe Hanës. Njëri ndër ta është vëllai i saj, Burim Hana.

Pasi të njëjtit nuk plotësonin kriterin strikt “master”, është themeluar një komision ku edhe bordi i drejtorëve është detyruar ta ulë atë kriter në “bachelor”.

Si rezultat i këtij dallaveri, numër i madh i punëtorëve janë diskrimunar, e që të njëjtit shumë shpejt mund ta padisin bordin dhe menaxhmentin për pamundësim të së drejtës së aplikimit.

Indeksonline iu sjell vendimin e bordit për ndryshim të kriterit:

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments