Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeU kap në jug! Si e bëri Rama emigrantin fitues të tenderi...

U kap në jug! Si e bëri Rama emigrantin fitues të tenderi 100 mln eurosh

Mbrëmjen e djeshme është shoqëruar me urdhër të SPAK-ut biznesmeni Ilir Rrapaj për t’u marrë në pyetje lidhur me çështjen e koncesionit të Sterilizimit.

Dyshohet se Rrapaj nuk ishte paraqitur për të dhënë shpjegime dhe për këtë arsye është bërë shoqërimi i tij.

Disa muaj më parë ka qenë vetë ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj që ka dhënë dëshminë në SPAK për këtë dosje, por edhe shumë zyrtarë të tjerë.

Gjatë kohës që Ilir Beqja drejtoi Ministrinë e Shëndetësisë, dha me koncesion shërbimin e sterilizimit.

Ky koncesion prej 100 mln euro është fituar nga “Sani Service” e biznesmenit Ilir Rrapaj.

Nga kompania me një të punësuar direkt te tenderi 100 milionësh

Për më shumë se një dekadë, Ilir Rrapaj drejtoi një kompani të vogël ndërtimi me vetëm një të punësuar, të regjistruar në një zonë të qetë rezidenciale në qytetin e Peruxhias të rajonit Umbria në Itali, të cilën e themeloi së bashku me dy të afërm të tij në vitin 2000 me një kapital të vogël prej 1500 eurosh.

Megjithatë, pas fitores së Partisë Socialiste në zgjedhjet e qershorit 2013, emigranti me origjinë nga fshati Rexhepaj i Vlorës u kthye në Shqipëri dhe vendosi kontakte me kreun e shëndetësisë shqiptare, Ilir Beqaj, me të cilin ka pasur takime të shpeshta ku kanë marrë pjesë edhe biznesmenë italianë, të interesuar në tregun e shërbimeve mjekësore.

Dy vjet pas rikthimit në atdhe, me anë të një kompanie të regjistruar në Kosovë, Rrapaj është shpallur fituesi kryesor i një kontrate koncesionare prej 100 milionë dollarësh në një tender të kontestuar.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments