Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog ka takuar sot ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, me të cilën kanë biseduar mbi fushën e energjisë
Në takim u fol për Fondin e Kosovës për Efiçiencë të Energjisë, ku u theksua nevoja për progres dhe zbatim të investimeve të rëndësishme të financuara nga BE.
“U takova me ministren Rizvanolli dhe diskutuam punën e Fondit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë, për të siguruar progres dhe zbatimin në kohë të veprimeve të rëndësishme të financuara nga BE. Nga Pakoja e Mbështetjes së Energjisë së BE-së përfiton Kosova dhe njerëzit e saj” tha ambasadori Szunyog.