Mustafa ka thënë se Mujeci ishte emëruar nga partia e tij aksionar në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë dhe i përdorte ata autobusë për trafikim të narkotikëve drejt Tiranës.
“Prishtina dhe Tirana në qiell ishin të ndara, por në tokë u bashkuan nga narkotrafikantët e VV-së”, ka ironizuar ai duke marrë shkas edhe me një fjalim të “çuditshëm” të Kryeministrit Kurti, para pak ditësh, në Tetovë.
“Asambleisti i VV-së në Prishtinë, i emëruar nga partia e tij aksionar në Stacionin e Autobusëve, përdorte këta autobusë për të trafikuar narkotikë drejt Tiranës, ku dhe u arrestua i zënë me 10.000 doza droge! 10.000!!! Qysh e kishte emëru’ tipi drogën? LV. #ErlliDita #LVV”, shkruan ai
Asamblisti i LVV-së, Besnik Mujeci së bashku me katër persona të tjerë u kap në Shqipëri pasi i kishin kaluar nga Kosova në Tiranë, 11 mijë e 300 doza ekstazi.
Policia dha një deklaratë zyrtare për sasinë e sekuestruar të ekstazisë të hënën në mbrëmje në Tiranë.
Sipas policisë bëhet fjalë për 11 mijë e 300 kokrra ekstazi me peshë 5 kg e 93 gr dhe me vlerë tregu 400 mijë euro.