Rreth 10 mijë doza ekstazë të stampuara me logon e Luis Vuitton janë sekuestruar mbrëmjen e të hënës nga policia.
Sipas informacioneve arrestimi i disa prej personave ka ndodhur vetëm 20 metra larg godinës së Drejtorisë së Policisë së Tiranës.
Të arrestuar janë Mithat Ramadani, Besnik Mujeci, Kalem Picari, Ambra Myftari dhe Daniel Avdia.
3 nga të arrestuarit janë Shqipëria ndërsa 2 prej tyre janë shqiptarë nga Kosova.
Ndërkohë Besnik Mujeci është asamblist i Lëvizjes Vetëvendosje.
Mësohet se droga sigurohej nga Kosova nga dy të arrestuarit dhe më pas shitej në lokalet në zonën ish-bllokut nga 3 të arrestuarit e tjerë.