Tuesday, November 26, 2024
HomeLajmeIzmir Zeqiri kundërshton shkarkimin përmes peticionit, pret marrëveshje

Izmir Zeqiri kundërshton shkarkimin përmes peticionit, pret marrëveshje

Procedurat për largimin e kryetarëve të katër komunave veriore tashmë kanë nisur. Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal pret që grupi punues për hartimin e Udhëzimit Administrativ ta përfundojë punën deri në shtator.

Por, njëri nga kryetarët e zgjedhur në veri të vendit nuk pajtohet që largimi i tyre të ndodhë përmes peticionit. Zgjidhja, sipas kryetarit të Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, do të ishte marrëveshja politike dhe dorëheqja vullnetare.

“Do të ishte ndoshta më e mirë forma e vullnetit të mirë. Një marrëveshje politike, dorëheqja vullnetare e kryetarëve me një dakordim të përgjithshëm, për arsye se e shoh më të dinjitetshme dhe ndoshta do të ishte edhe një procedurë me e shpejtë”, tha Zeqiri për RTK-në, i cili e kryen funksionin e kryetarit të Zubin Potokut nga zyra e tij alternative në fshatin Çabër.

Peticioni për largimin e kryetarëve, kërkon votën e 20% të elektoratit. Por a do ta nënshkruajnë serbët e veriut një peticion të tillë?

“Po natyrisht që do ta nënshkruaj”, tha një qytetar serb në veri.

“Për cilin kryetar? Për vendin tonë, duhet të jetë kryetari ynë”, tha një qytetare serbe.

Grupi punues nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal duhet ta finalizojë projekt udhëzimin administrativ deri më 1 shtator të këtij viti.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments