4 turistë spanjollë kanë humbur drejtimin gjatë natës në plazhin e Sarandës.
Ata kishin mbetur në det në zonën e Pllakatunit, ku më pas janë marrë nga policia dhe janë shoqëruar për në vendin ku ishin akomoduar.
“Sapo janë njoftuar se 4 turistë spanjollë kishin nevojë për ndihmë dhe për orientim, pasi kishin mbetur në plazhin e quajtur “Pllakatun”, sepse ishte errësirë dhe nuk njihnin terrenin, shërbimet e Policisë Kufitare të Sarandës kanë organizuar punën dhe kanë mbërritur në zonën e sinjalizuar.4 turistët janë lokalizuar nga shërbimet e Policisë, të cilat i kanë transportuar ata, me mjet lundrues, nga deti, dhe më pas i kanë shoqëruar në vendin ku ishin akomoduar në Sarandë.
Turistët janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe kanë falënderuar punonjësit e Policisë, për gatishmërinë e treguar si dhe për ndihmën e ofruar.Shërbimet e Policisë Kufitare ftojnë çdo qytetar/pushues që gjendet në nevojë që lidhet me detyrat funksionale të Policisë së Shtetit, të kërkojë ndihmë, dhe ndërhyrja nga shërbime të specializuara për secilin rast, do të jetë e menjëhershme”, ka njoftuar policia.