Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeKosovaOsmani takohet me ambasadorin Kosnett, ja çfarë diskutuan

Osmani takohet me ambasadorin Kosnett, ja çfarë diskutuan

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim ambasadorin amerikan në Kosovë, Philipp Kosnett.

Në këtë takim u diskutua për raportet e jashtëzakonshme mes SHBA-ve dhe Kosovës.

“Kënaqësi të mirëpres sot në takim Ambasadorin Kosnett me të cilin diskutuam mbi prioritetet gjatë mandatit tim presidencial si dhe rëndësinë e angazhimit në drejtim të bashkëpunimit ndërinstitucional për menaxhimin pandemisë.  Poashtu, me këtë rast theksova që fokus të veçantë do të vë në konsultimet me opozitën si dhe përfshirjen e tyre aktive në çështje të interesit të veçantë për vendin”, thuhet në postimin e Osmanit në Facebook.

Ajo shtoi se miqësia me SHBA-të mbetet e përhershme e thellimi i vazhdueshëm i bashkëpunimit mbetet përherë prioritet.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments