Presidenti serb Aleksandar Vuçiq iu drejtua dje popullit në shoqërinë e kryeministres Ana Brnabiq, gjë që e kanë përcjellë edhe mediat rajonale.
Ata u fokusuan kryesisht në marrëdhëniet midis vendeve perëndimore dhe Serbisë, si dhe në paralajmërimet se Ukraina mund të njohë Kosovën.
Gjithashtu, “përfshirja e Serbisë në punët e brendshme të vendeve të tjera të Ballkanit” ishte e domosdoshme.
Index.hr i Zagrebit shkruan se “hapi i liderit serb” erdhi pasi Oleksandr Merezhko, kryetar i Komisionit për Politikë të Jashtme në Parlamentin e Ukrainës, nënshkroi një letër drejtuar qeverive të vendeve perëndimore duke kërkuar rishikimin e politikës ndaj Beogradit dhe Prishtinës.
Letra është nënshkruar nga krerët e komisioneve parlamentare të politikës së jashtme të dhjetë vendeve.
“Merezhko tha gjithashtu se ka përfaqësues në dy dhomat përfaqësuese – Rada dhe Verkhovna që mbështesin njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe sugjeroi se ndoshta duhet të hapin një zyre ndërlidhëse në Prishtinë, në mënyrë që të shpërblejnë mbështetjen që Kosova i jep Ukrainës”, shkruan ky Index.
“ALEKSANDAR VUÇIQ KËRCËNOI UKRAINËN: “Nëse e bëjnë këtë, brenda një dite do të humbnin gjithçka që kishin…”, titullohet teksti i Slobodna Bosna.
“Kam takuar presidentin Volodymyr Zelenski dhe mendoj se ai është shumë më i mençur dhe më i zgjuar se Merezhko. Sepse, imagjinoni nëse Ukraina e njeh Kosovën e pavarur, brenda një dite do të humbiste gjithçka që kishte në duar”, ka thënë Vuçiq, përcjellë ky portal.
Për fjalimin e Vuçiqit për publikun ka shkruar edhe Klix-i i Sarajevës.
“Duke komentuar deklaratat e zyrtarëve ukrainas, presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka theksuar se njohja e Kosovës nga Ukraina do të paraqiste humbje në aspektin e ruajtjes së integritetit të saj territorial”, transmeton portali Klix.
Slobodna Sarajeva thotë se Vuçiq ka deklaruar se letra e 56 parlamentarëve evropianë dhe amerikanë, në të cilën ata kërkojnë ndryshim të kursit ndaj Serbisë në zgjidhjen e çështjes së Kosovës, është e drejtuar kundër tij personalisht, sepse ai është fajtor për ndihmën e popullit të Republikës Srpska dhe “duke mbajtur politikanë të ndryshëm”, por që, në fakt, ishte drejtuar kundër Serbisë.
“Gjithashtu, Zoti e di se çfarë po bëj me serbët në Mal të Zi, duke dashur të theksoj pozitën e tyre të vështirë dhe në Kosovë po shkaktoj probleme, para së gjithash, sepse nuk e njoh pavarësinë e Kosovës”, tha Vuçiq gjatë fjalimit të tij, transmeton ky portal i Sarajevës.
Oslobogjenje shton: “Unë po shkaktoj destabilitet në rajon, sepse jam duke mbrojtur të drejtat e popullit serb në Republikën Srpska, Bosnje dhe Hercegovinë dhe Mal të Zi.” Është faji im dhe jam krenar për këtë faj”, tha Vuçiq.
Gazeta Vijesti e Podgoricës përcjell edhe fjalët e Aleksandar Vuçiqit:
“Mua më drejtohet vetëm formalisht, por në thelb është kundër Serbisë. Ata thonë se ai që do ta njihte pavarësinë e Kosovës do të ishte mirë në Serbi, dhe unë jam fajtor sepse nuk e njoh dhe me këtë shkaktoj destabilitet në rajon dhe krijoj probleme”, tha Vuçiq në konferencën për media.