Qendra Kombëtare e Menaxhimit kufitar ka publikuar të dhënat e fundit mbi gjendjen në vendkalimet kufitare.
Sipas këtyre të dhënave të publikuara në ora 06:39 qytetarët po presin nga 60 deri në 80-90 minuta për të dalë nga territori i Kosovës përmes pikave kufitare Dheu i Bardhë dhe Merdar.
Këto dy vendkalime kufitare tash e disa ditë kanë qenë më të ngarkuarat sa i përket kolonave.
Për vendkalimet tjera kufitare nuk raportohet për kolona.
Qytetarët mund të informohen në kohë reale mbi gjendjen në kufi duke klikuar KËTU.