Saturday, November 23, 2024
HomeTop LajmetPersona “non-grata” për Kosovën, mbështetësi i Millosheviqit, Handke, dekorohet nga Vuçiqi me...

Persona “non-grata” për Kosovën, mbështetësi i Millosheviqit, Handke, dekorohet nga Vuçiqi me medaljen më të lartë shtetërore

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e ka dekoruar me medaljen më të lartë shtetërore “Urdhri i Yllit të Karagjorgjit” fituesin e çmimit Nobel për letërsi vitin e kaluar, Peter Handke, i cili i bëri apologjetikë Sllobodan Millosheviqit për krimet e kryera në Ballkan.

Vuçiq e falënderoi Handken për gjithçka që bëri për Serbinë, duke e konsideruar “zëdhënës” të tyre, raporton Tanjug.

“Faleminderit shumë. Serbia me këtë tregon mirënjohjen e saj për akademikun dhe mikun e saj Handke. Faleminderit për gjithçka që keni bërë për Serbinë”, deklaroi Vuçiq.

Tutje, i pari i Serbisë tha se ishte apologjetika e shkrimtarit që ia siguroi çmimin Nobel atij.

Handke mbështeti regjimin e Sllobodan Millosheviqit, duke e mohuar gjenocidin në Bosnje dhe Hercegovinë, si dhe krimet në Kosovë.

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, e pati shpallur Handken si persona “non-grata”, duke thënë se ai nuk është i mirëpritur në Kosovë për shkak të “mbështetjes që ai i dha Millosheviçit dhe politikave të tij gjenocidale”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments