Lutfi Haziri nga LDK-ja ia ka numëruar kryeministrit Kurti datat më të rëndësishmë që çuan drejt pavarësisë së Kosovës.
Haziri përmes një shkrimi në “Facebook” thekson se, përderisa gazetarët linçohen në mënyrë brutale, sipas tij dikur as që diskutohej për një gjë të tillë.
“Dikur as që diskutohej për pengesën e lirisë së shprehjes e mediave, sot gazetarët linçohen në mënyrë brutale. Prej pajtimit të gjaqeve në krye me Anton Çettën, sot kjo qeveri ka krijuar përçarje në popull deri në hasmëri”, shkruan Haziri.
Haziri pyet kryeministrin Kurti se çfarë do të lini ju pas?
“Dikush ka vdekur për këtë Republikë, për këtë Liri e për këtë Demokraci, që i ndërtuam me shumë mund e sakrifica personale e familjare. Dikush është në burg e dikush në Kuvend të Republikës. Shtrohet pyetja, çka do të lini ju pas, kush feston për një ngjarje tuajen dhe para kujt me dërgu lule?!”, shkroi Haziri.