Kryeministri Albin Kurti sot konfirmoi largimin e Armend Mehajt nga posti i ministrit të Mbrojtjes, për, siç u tha nga ta, arsye familjare.
Mirëpo në një postim në Facebook, Kurti i ka dhënë ‘notë’ të mirë Mehajt.
Ai tha se një takim që zhvilluan sot, Mehajn e falënderoi për “punën e pandërprerë, kontributin mbresëlënës, bashkëpunimin e rregullt dhe angazhimin e tij shembullor nga dita e parë e marrjes së detyrës”.
Pas dorëheqjes së Mehajt, Kurti e ka emëruar ministër të ri kolonelin Ejup Maqedonci.