Tuesday, November 26, 2024
HomeLajmeNgjarja tragjike në Bon Vivant, çka thuhet në dosjen e prokurorisë për...

Ngjarja tragjike në Bon Vivant, çka thuhet në dosjen e prokurorisë për “Dukën”, i kërkuar edhe nga FBI?

Në përleshjen fizike që rezultoi me një person të vrarë dhe disa të plagosur në lokalin “Bon Vivant” në Prishtinë me datën 4 gusht, dyshohet se është i përfshirë edhe Dukagjin Nikollaj, por i njëjti ndodhet në arrati. Ai njëherësh është i kërkuar edhe nga FBI.

I njohur me pseudonimin “Duka”, Dukagjin Nikollaj kërkohet edhe nga FBI-ja për trafikim narkotikësh. Bazuar në fletëkërkimin e FBI-së, bëhet e ditur se 40-vjeçari ishte i përfshirë në trafikim të marihuanës në periudhën e viteve 2003-2007.

Çfarë thuhet për të në dosjen e prokurorisë?

Sipas prokurorisë i ndjeri Kastriot Ramadani po qëndronte ulur në lokal me Dukagjin Nikollaj dhe një person akoma të paidentifikuar nga prokuroria teksa në ato momente në “Bon Vivant” kishin hyrë Andi Pajaziti dhe Gëzim Zakuti.

“Ekziston dyshimi i bazuar se me datën 4 gusht 2023 rreth orës 23:17, në lokalin “Bon Vivant” në rrugën “Rexhep Luci” në Prishtinë, pas një përleshje fizike në mes të pandehurve Andi Pajaziti dhe Gëzim Zakuti në njërën anë me të pandehurit Dukagjin Nikollaj, Kastriot Ramadani dhe tani të ndjerin Kastriot Ramadani dhe personit të paidentifikuar deri më tani në anën tjetër, me dashje që ta privojnë njëri-tjetrin nga jeta, në atë mënyrë që derisa në lokal ishin të ulur të pandehurit Dukagjin Nikollaj dhe tani i ndjeri Kastriot Ramadani si dhe një person tjetër deri më tani i paidentifikuar në lokalin e lartë cekur kanë ardhur Andi Pajaziti dhe Gëzim Zakuti dhe kanë qëndruar në këmbë në afërsi të tavolinës ku ishin ulur të pandehurit Dukagjin Nikollaj i cili gjendet në arrati dhe tani i ndjeri Kastriot Ramadani”, përshkruan prokuroria, transmeton Gazeta Express.

Prokuroria pretendon se Andi Pajaziti i njohur si “italiani” dhe Dukagjin Nikollaj kishin nisur të përleshen fizikisht. Më pas, i ndjeri Ramadani kishte goditur Pajazitin me një shishe qelqi dhe ky i fundit kishte shkrepur në drejtim të tashmë viktimës.

Sipas prokurorisë, Dukagjin Nikollaj e ka nxjerrë armën e zjarrit nga një çantë e dorës dhe i njëjti kishte shkrepur në drejtim të Andi Pajazitit.

“Në atë moment me të vërejtur që në lokal kanë hyrë të pandehurit Andi Pajaziti dhe Gëzim Zakuti,, në atë moment i ndjeri Kastriot Ramadani e ka nxjerrë armën e zjarrit nga brezi kurse i pandehuri Dukagjin Nikollaj e ka nxjerrë armën e zjarrit nga një çantë e dorës, ashtu që për një moment fillojnë të përleshen fizikisht fillimisht Andi Pajaziti me të pandehurin Dukagjin Nikollaj, më pas Kastriot Ramadani e godet me një shishe qelqi në kokë disa herë Andi Pajazitin, në atë moment Andi Pajaziti nxjerr armën e zjarrit nga brezi dhe shkrepë në drejtim të Kastriot Ramadanit, kurse i pandehuri Dukagjin shkrep me armë zjarri në drejtim të Andi Pajazitit si dhe i ndjeri Kastriot Ramadani shkrep në drejtim të Andi Pajazitit e me ç’rast kanë rrezikuar edhe jetën e personave tjerë”.

Prokuroria thekson se në “Bon Vivant” është shkaktuar rrezik i madh për jetën e njerëzve, të premtën mbrëma.

Të pandehurit, Andi Pajaziti, Dukagjin Nikollaj dhe Hisni Gecaj, sipas prokurorisë kanë mbajtur armë në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm për armë.

Prokuroria thekson se Andi Pajaziti dhe Dukagjin Nikollaj armët i kanë përdorë si mjet për kryerjen e veprës penale, ndërsa i pandehuri Hisni Gecaj ka mbajtur në posedim të paautorizuar një thikë duke vepruar në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm për armët.

Me këtë secili veç e veç kanë kryer veprën penale “mbajtja në pronësi, në kontrollë ose posedim të paautorizuar të armëve”, pretendon prokuroria.

Sipas prokurorisë, Dukagjin Nikollaj i cili ndodhet në arrati dyshohet edhe për kryerjen e veprës penale “vrasje e rëndë në tentativë”.

Gjykata Themelore e Prishtinës ua ka caktuar nga një muaj paraburgim Andi Pajazitit për “Vrasje të rëndë” dhe Hisni Gecaj dhe Gëzim Zakuti për “pjesëmarrje në rrahje”, për rastin e vrasjes dhe plagosjeve të premtën mbrëma në lokalin “Bon Vivant” në Prishtinë.

Këtë informatë e ka konfirmuar avokati Fanol Krasniqi, njëherit avokat i Andi Pajazitit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments