Tuesday, November 26, 2024
HomeLajmeKosova“Italiani” do t’i nënshtrohet një operimi pas përleshjes me armë zjarri në...

“Italiani” do t’i nënshtrohet një operimi pas përleshjes me armë zjarri në “Bon Vivant”

Andi Pajaziti, i njohur me nofkën “Italiani” është në gjendje stabile shëndetësore pas incidentit të ndodhur të premten në mbrëmje në lokalin Bon Vivant në qendër të Prishtinës, ku mbetën të plagosur 17 persona dhe një i vdekur.

Avokati i tij, Fanol Krasniqi foli për gjendjën shëndetësore të klientit të tij, duke bërë të ditur se i dyshuari do t’i nënshtrohet një operacioni në kraharorin e majtë dhe se ende është i shtrirë në spital.

“Gjendjen, në këtë moment e ka stabile, por ditëve në vijim prapë ka me ju nënshtru një operimi në kraharorin e majtë, pritet që pas nënshtrimit të atij operimi se cila do të jetë procedura e ardhshme”, tha Krasniqi për Insadjerin.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments