Në stadiumin “Fadil Vokrri” Haxhi Krasniqi mbrëmë fitoi titullin “WBC Silver”, duke mposhtur boksierin nga Algjeria, Nadjib Mohammedi.
Boksieri shqiptar fitoi këtë titull, pasi gjyqtari e ndali ballafaqimin në rundin e nëntë, me vendimin se Mohammedi duhet diskualifikuar, pasi ka thyer shumë rregulla të boksit, me ç’rast iu dhurua kështu fitorja boksierit nga Juniku.
Mohammedi thotë se është i bindur që e ka fituar meçi, por kjo iu vodh nga gjyqtari i ndeshjes, Ajet Rreci.
Më pas ai aludon se kishte parregullsi edhe nga gjyqtari dhe Krasniqi, duke aluduar se s’ka parrë kurrë korrupsion të tillë.
“Shumë njerëz po më shkruajnë dhe janë të zhgënjyer. Mendimi im për tifozët e Kosovës është shumë i mirë, sepse ata më mbështesin mua dhe janë të drejtë. Krasniqi nuk është djalë i keq, por ai bën “show” të keq dhe ‘paguan’ referat, disa njerëz ma thanë këtë. Para kësaj kam nënshkruar kontratën për titullin “WBC Silverur erdha gji” dhe kthçka ndryshoi, nuk është e drejtë sepse arbitri e dëshmoi këtë. Jam i mërzitur sepse fitova dhe gjyqtari më vodhi fitoren. Unë kurrë nuk kam parë një korrupsion të tillë”, përfundoi ai.
Kujtojmë se për këtë meç pati reagime të shumta nga opinioni sportiv në Kosovë.