Wednesday, November 27, 2024
HomeSportLaura Fazliu fiton medaljen e artë në Mastersin e Budapestit

Laura Fazliu fiton medaljen e artë në Mastersin e Budapestit

Laura Fazliu e ka fituar medaljen e artë në kategorinë deri në 63 kilogramë në Mastersin që po mbahet në Budapest të Hungarisë.

Fillimisht, në raundin e parë xhudistja kosovare ka mposhtur rumunen Florentina Ivanescu.

Ndërkohë në raundin e dytë Fazliu ishte më e mirë se izraelitja Kerem Primo.

Ishte një luftë e fortë, por që Laura e fitoi atë me Waz-ari në Golden Score.

Në gjysmëfinale, xhudistja jonë e eliminoi japonezen Megumi Horikaëa. Ajo ishte kampione e botës vitin e kaluar.

Në finale xhudistja kosovare u përballë me japonezen tjetër, Miku Takaichi.

Aty, Laura ia doli të triumfonte me Ippon, pas një përballje tejet të vështirë.

Vlen të ceket se dje (e premte), Distria Krasniqi i solli Kosovës medaljen e argjendtë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments