Monday, November 25, 2024
HomeLajmeOsmani pret në takim Liburn Aliun, presidenca tregon çka u diskutua

Osmani pret në takim Liburn Aliun, presidenca tregon çka u diskutua

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim Ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu.

Në fokus të takimit ishin përgatitjet për pjesëmarrjen e Kosovës në COP28 që këtë vit mbahet në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Ftesa për delegacionin e Kosovës të udhëhequr nga Presidentja Osmani për pjesëmarrje në diskutimet e nivelit të lartë në kuadër të COP28 siç thotë zyra e presidentes ”paraqet një moment historik dhe tejet të rëndësishëm sa i përket angazhimit të vendit në drejtim të implementimit të agjendës klimatike”.

”Në takim u diskutua për zhvillimet dhe të arriturat në fushën e përpilimit dhe miratimit të legjislacionit të rëndësishëm në fushën e ndryshimeve klimatike, por edhe për rëndësinë e koordinimit ndërinstitucional për një paraqitje sa më të suksesshme të vendit në COP28”.

”Presidentja Osmani dhe Ministri Aliu u dakorduan për bashkërendim të angazhimit dhe komunikimit në muajt në vijim, duke theksuar rëndësinë e madhe të adresimit të suksesshëm dhe efektiv të sfidave të lindura si pasojë e ndryshimeve klimatike me qëllim të garantimit dhe avancimit të mirëqenies së qytetarëve”.

”Në takim u diskutua poashtu për projekte të shumta dhe iniciativa të rëndësishme në fushën e mbrojtjes së mjedisit dhe ndërtimit të infrastrukturës e të cilat janë të rëndësishme për avancimin e përpjekjeve vendore drejt avancimit të Agjendës së Gjelbër dhe përmirësimit të infrastrukturës ndërlidhëse në vend dhe rajon”, thuhet në njoftim

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments