Tuesday, November 26, 2024
HomeLajmeTë premten vendimi për Dardan Krivaqen, thirret protestë para gjykatës

Të premten vendimi për Dardan Krivaqen, thirret protestë para gjykatës

Kolektivi për Veprim dhe Mendim Feminist do të organizojë protestë të premten në orën 10:30, para Gjykatës Themelore të Ferizajt. Atë ditë pritet të shpallet aktgjykimi ndaj Dardan Krivaqës dhe Arbër Sejdiut, të akuzuar për vrasjen e Marigona Osmanit, në gusht të 2021-s.

Përmes kësaj proteste, Kolektivi do të kërkojë drejtësi për 18-vjecarën e vrarë dhe dënim maksimal për vrasësit.

Njoftimi i plotë:

THIRRJE PËR PROTESTË: DREJTËSI PËR MARIGONA OSMANIN

Këtë të premte mbahet seanca përfundimtare ndaj Dardan Krivaqës dhe Arbër Sejdiut, të akuzuar për vrasjen e Marigona Osmanit. Për t’u siguruar që kërkesa jonë për drejtësi të jehojë edhe të premtën para Gjykatës Themelore në Ferizaj, ne mblidhemi nga ora 10:30 para dyerve të Gjykatës për të kërkuar drejtësi për Marigonën dhe ndëshkim maksimal për vrasësit.

Dardan Krivaqa e vrau në mënyrë makabre Marigonën në gusht të vitit 2021. Siç e detajon aktakuza ndaj Krivaqës dhe Sejdiut “I pandehuri Dardan Krivaça, me  21 gusht 2021, rreth orës 10:14, në banesën e tij në Ferizaj, pa pëlqim e saj e detyron të ndjerën Marigona Osmani për të kryer marrëdhënie seksual, e cila përcillet me tortura, në atë mënyrë që fillimisht pa dëshirën e saj kryen marrëdhënie seksuale në sallon,  pas kryerjes së aktit seksual të njëjtën të zhveshur e dërgon në banjo, nga aty me dhunë e dërgon në dhomën e gjumit, mirëpo me kalimin e kohës për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore si pasojë e dhunës së ushtruar humb aftësinë për të rezistuar, e ku në dy raste në mbrëmje kryen marrëdhënie seksuale pastaj të zhveshur e dërgon në banjë, e ku i vërehen edhe lëndimet në trup” […] “Nga ora 10:56 deri në orën 14:43, i pandehuri i parë merr një shkop, e së bashku me të pandehurin e dytë hyjnë në dhomë dhe e godasin në pjesë të ndryshme të trupit, me ç’rast të njëjtës i shkaktojnë, dhimbje të mëdha fizike dhe psikike, ku nga goditjet pëson politrauma-lëndime të shumëfishta, ku vdekja shkaktohet drejtpërdrejtë nga asfiksia mekanike, si dhe shoku hemorragjik dhe traumatik, të cilat janë pasojë e gjakderdhjes së jashtme dhe gjakderdhjes së brendshme, nga thyerje e ashtit të nofullës së poshtme, thyerje e brinjëve, klavikulës së majtë, unazave të qafës, gjakderdhjes epidurale dhe subdurale në pjesën e pasme të trurit të madh dhe në trurin e vogël, këputje parciale të palcës së kurrizit në qafë, të njëjtën e dërgojnë në Spitalin e Përgjithshëm – Qendrën Emergjente në Ferizaj dhe largohen nga aty”.

Dhuna mizore të cilën e ushtroi Krivaqa me ndihmën e Sejdiut ndaj Marigonës deri kur e vrau dhe humbja e saj na e bën të pamundur të harrojmë. Ne nuk mund të harrojmë që Marigona do të mund të ishte gjallë sot nëse shteti do ta mbronte me kohë atë. Të indinjuar/a e me shumë dhimbje, ne mblidhemi këtë të premte dhe thërrasim në drejtësi për Marigonën.

*Nisja nga Prishtina bëhet në mënyrë të organizuar në orën 9:30 nga pompa e benzinës te rrethi i flamurit. Nëse dëshironi të na bashkangjiteni, na shkruani në mesazh.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments