Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka mbajtur sot konferencë për media, ku ka prezantuar raportin lidhur me zhvillimet gjatë sesionit pranveror të Kuvendit të Kosovës, me titull “Ligjvënia mes shumë sfidave”.
Arbër Thaçi, hulumtues në KDI, tha se mungesa e kuorumit ka ndikuar negativisht në këtë sesion, edhe pse në listat zyrtare figuron se ka pasur numër të mjaftueshëm të deputetëve për të zhvilluar punimet e Kuvendit gjatë gjithë kohës. Rrjedhimisht i bie se deputetët janë regjistruar vetëm sa për të marrë mëditjet, por që s’kanë marrë pjesë rregullisht në punime.
“Thaçi tregoi se mungesa e kuorumit ka ndikuar negativisht në këtë sesion, megjithatë numri i mjaftueshëm i deputetëve për të zhvilluar punimet e Kuvendit ka ekzistuar gjatë gjithë kohës, siç evidentohet në listat zyrtare. Kjo dëshmon se deputetët kanë qenë të kujdeshsëm për tu regjistruar për të marrë meditjet, por kanë treguar papërgjegjshmëri në pjesëmarrje të rregulltë në punimet e Kuvendit. Kjo është në kundërshtim me Aktgjykimet Gjykatës Kushtetuese dhe interesin publik, që i obligon deputetët që të marrin pjesë rregullisht në punimet e Kuvendit”, thuhet në njoftimin e KDI.
Ai ka përmendur edhe përdorimin e shpeshtë të gjuhës jo parlamentare, që nuk u ndëshkua nga ana e Kryetarit të Kuvendit.
“Ai vuri në dukje edhe përdorimin e shpeshtë të gjuhës jo parlamentare, që nuk u ndëshkua nga ana e Kryetarit të Kuvendit, e që prodhoi tensionim të gjendjes, e cila gjatë muajit korrik eskaloi edhe në përplasje fizike mes deputetëve e ministrave, me përmasa të tilla të papara ndonjë herë në Kuvend”, thuhet tutje në njoftim./