Wednesday, November 27, 2024
HomeLajmeKryetari i Zubin Potokut preferon dorëheqjen e të gjithë kryetarëve shqiptarë në...

Kryetari i Zubin Potokut preferon dorëheqjen e të gjithë kryetarëve shqiptarë në veri

Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri ka reaguar pas Udhëzimit Administrativ të MAPL-së, që nis procedurat e largimit të kryetarëve shqiptarë nga komunat veriore.

Ai u shpreh se nuk e preferon këtë metodë dhe thotë se do të jetë i pasuksesshëm.

“Mund të jetë e pasuksesshme dhe mendoj që është pak e komplikuar, ndonëse nuk kam shumë njohuri procedurale se si mund të ndodhë kjo. Mirëpo, mendoj që është një proces që mund të jetë proceduralisht më i gjatë por në rrethanat e tanishme, mund të jetë edhe ajo që të mos ketë sukses. Unë s’do ta preferoja këtë rrugë”, tha Zeqiri për KlanKosova.

Sipas tij, zgjidhja më e mirë për zgjedhje është dakordimi me të gjithë kryetarët e tjerë për dorëheqje.

“Ma merr mendja se do të ishte një proces më pak i komplikuar, por edhe ky proces duhet të ketë premisa që në një palë zgjedhjeve që do të futen komunat veriore, të gjithë qytetarët t’i përgjigjen zgjedhjeve. Nëse kemi situata të bojkotit, nuk e di pse do të duhej të futeshim përsëri në zgjedhje, pasi do të komplikohej edhe më tepër situata.  Dorëheqje duhet të japin ose të gjithë kryetarët e veriut ose asnjë, pasi specifikat janë të njëjta. Nëse po duhet të futen të gjitha komunat në zgjedhje, atëherë duhet një dakordim, por jo vetëm një kryetar. Do të ishte një proces më i lehtë”, tha Zeqiri

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments