Banorët e rrugës “B” në Prishtinë janë duke pasur probleme me ujëra të zeza.
Në raportimet që kanë bërë në platformën “ndreqe.com”, banorët thonë se me këtë problem nuk është marrë askush deri tani.
Qytetarët kanë kërkuar nga institucionet që të ndërmarrin masa për zgjidhjen e këtij problemi.