Saturday, November 30, 2024
HomeLajmeHeqja e licencës për Klan Kosovën nxjerr gazetarët në shesh

Heqja e licencës për Klan Kosovën nxjerr gazetarët në shesh

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës me mbështetjen e mediave dhe organizatave të shoqërisë civile, sot do të mbajë protestë në shenjë revolte për pezullimin e certifikatës së biznesit të Klan Kosova nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.

Protesta me moton “Demokracia vdes në errësirë”, do të fillojë në ora 12:00, në Sheshin Zahir Pajaziti.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës i fton kolegët gazetarë, kameramanë e fotoreporterë, t’i bashkohen protestës paqësore

Reagimet

Ambasadorët e vendeve të Quint-it të akredituar në Kosovë, në të cilët bëjnë pjesë Gjermania, Franca, Italia, Britania e Madhe dhe SHBA dhe Bashkimi Evropian shprehen shqetësimin e thellë, me vendimin e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, që i konfirmoi pezullimin e licencës së biznesit televizionit Klan Kosova. Kjo ministri e hodhi poshtë ankesën e televizionit kombëtar Klan Kosova për shfuqizimin e pezullimit të certifikatës së biznesit të këtij mediumi privat.

“Ne jemi, në veçanti, të shqetësuar për heqjen e licencës së biznesit të Klan Kosovës me një vendim joproporcional, i cili do të ketë pasoja në pluralitetin e medias në Kosovë”, thuhet në një komunikatë të përbashkët të QUINT-it dhe të BE-së. Heqja e licencës së cilido mediumi është hap i rëndësishëm që kërkon rishikim rigoroz, dhe liria e shprehjes dhe informimi janë tipare thelbësore të shoqërive demokratike’, thuhet në reagimin e Quint-it. Ambasadorët e Quint-it dhe BE-ja presin proces ligjor të drejtë dhe transparent për zgjidhjen e kësaj çështje.

Në përputhje me ligjin

Një komision brenda ministrisë MINT rikonfirmoi në fundjavë se Agjencia Kosovare për Regjistrimin e Bizneseve (ARBK) kishte “vepruar në përputhje me ligjin kur e pezulloi certifikatën e biznesit të Klan Kosovës, medium ky që kishte nisur punën më 17 shkurt të vitit 2009.

Për të sqaruar më tej në njoftimin e ministrisë thuhet se “vendimi i Komisionit e përmbyll këtë rast brenda ministrisë”, ndërsa “pala ankuese gëzon të drejtën për të parashtruar padi në gjykatën kompetente”.

Në qershor të këtij viti Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, ngriti kallëzimi penal ndaj shoqërisë tregtare “Klan Kosova” me “pretendimin se në certifikatën e biznesit, tek ndërrimi i pronarëve, figuron Pejë – Serbi dhe Gjakovë – Serbi”.

Klan Kosova e cilësoi të padrejtë pretendimin e ministrisë, duke thënë se “Klani i ka si dëshmi të gjitha dokumentet që konfirmojnë se pronari i kompanisë është i regjistruar në komunën e Gjakovës të Republikës së Kosovës”.

Goditja më të rëndë ndaj lirisë së medies në Kosovë

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, tha se është i tronditur me vendimin e qeverisë Kurti për mbylljen e Klan Kosova, duke e cilësuar si “goditjen më të rëndë që i bëhet lirisë së medies në Kosovë që prej kohës së luftës”.

“Me këtë vendim ministrja Rozeta Hajdari, e cila është pjesë e qeverisë Kurti ka finalizuar të gjitha veprimet administrative të nevojshme për të mbyllur televizionin Klan Kosova. Ndonëse vendimi mund të apelohet në gjykatë, ky vendim duhet të kuptohet si vendim i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministrit Kurti për të mbyllur një medium për herë të parë që nga përfundimi i luftës në Kosovë”, thuhet në reagimin e Asociacionit, “duke e cilësuar këtë proces të motivuar politikisht”.

Proces i motivuar politikisht

Edhe organizata ‘Gazetarët pa Kufij’ u shpreh se “pluralizmi i informacionit kërcënohet rëndë me refuzimin e ankesës së medias më të madhe private në vend, Klan Kosova”.

“Duke mbajtur në fuqi pezullimin e certifikatës së biznesit, qeveria e Albin Kurtit po e çon atë drejt mbylljes. Ky vendim duhet të zhbëhet”.

Ditë të zeza censure shtetërore

Kurse sekretari i përgjithshëm i Federatës Evropiane të Gazetarëve, Ricardo Gutiérrez, shkroi në reagimin e tij se “ditët e zeza të censurës shtetërore janë mbi Kosovën”. “Qeveria më në fund ia doli që të mbyllë kanalin televiziv Klan Kosova. Qeveria e Albin Kurtit po e zhyt vendin në joliberalizmin më konservator, me përbuzjen më të madhe për vlerat e Bashkimit Evropian”.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në reagimin e saj, bëri thirrje që “çdo dilemë ligjore rreth rastit të licensës së mediumit Klan Kosova, duhet të sqarohet deri në fund nga instancat përkatëse të sistemit të drejtësisë të Republikës së Kosovës”. Sipas saj, “liria e mediave nuk është privilegj, por një e drejtë themelore që mbështet funksionimin e një shoqërie demokratike”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments