Thursday, November 28, 2024
HomeLajmeAsociacioni thelbësor për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë -Serbi, qeveria ta propozojë statutin

Asociacioni thelbësor për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë -Serbi, qeveria ta propozojë statutin

Ambasadori i Francës Oliver Guérot në një intervistë ekskluzive për Gazetën Express ka thënë se krijimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe është element thelbësor për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Guerot ka deklaruar se nuk duan një asociacion që e bënë Kosovën jofunskionale.

“Krijimi i ASMM-së është me të vërtetë një element thelbësor për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ne nuk duam një asociacion te komunave me shumicë serbe që e bën Kosovën jofunksionale. Marrëveshjet e vitit 2013 dhe 2015 ofrojnë garanci për konsultimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës”, ka thënë ai.

Ambasadori france tutje tha se qeveria duhet ta bëjë një propozim konkret për statutin e Asociacionit.

“E inkurajoj Qeverinë e Kosovës që të bëjë një propozim konkret për statutin e asociacionit”, deklaroi më tutje ai.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments