Wednesday, November 27, 2024
HomeLajmeKosovaMiratohet projektligji për skemat pensionale

Miratohet projektligji për skemat pensionale

Projektligji për skemat pensionale ka kaluar në Kuvendin e Kosovës.

 

 

Ishin 76 deputetët e pranishëm në sallë që votuan për, duke mos qenë asnjë që votë kundër apo abstenimi.

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, kërkoi që ky projektligj të shqyrtohet e pastaj të sillet sërish në Kuvend sipas afateve

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, kërkoi që ky projektligj të shqyrtohet e pastaj të sillet sërish në Kuvend sipas afateve.

Paraprakisht, ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati u shpreh sot se projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Skemat pensionale të financuara nga shteti njëherë e përgjithmonë e rregullon çështjen e skemës pensionale. Sipas tij, projektligji në fjalë heq padrejtësinë, me të cilët janë ballafaquar punëtorët që në vitet e 90’ta që janë larguar nga punë në mënyrë të dhunshme.

Ai tha se plotësim-ndryshimi i këtij projektligji ka qenë kërkesë e kamotshme e qytetarëve e deputetëve opozitarë, por edhe premtim i tyre elektoral.

“Është një projektligj, i cili merr parasysh periudhën që prej kohës së largimit apo vendosjes së masave të dhunshme apo largimit të dhunshëm nga puna e deri më datën 1 janar 1999, e cila periudhë për këdo që është larguar nga puna njihet si stazh për hir të përllogaritjes së plotësimit të kushtit prej 15 vitesh, ndërsa skema parciale kontributive që rregullohet me këtë projektligj dhe që shtohet në ligjin bazik pastaj mundëson që ata që kanë kontribuar të paguhet konform viteve për aq sa kanë kontribuar në Fondin Pensional”, theksoi ai.

Ministri Murati u shpreh po ashtu se impakti financiar vjetor me këtë projektligj parashihet të jetë diku 60 milionë euro, por që nga ky projektligj do të përfitojnë rreth 70 mijë pensionistë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments