Wednesday, November 27, 2024
HomeLajmeTrajkoviq: Serbët e veriut duhet t’i pranojnë policët e rinj të Kosovës

Trajkoviq: Serbët e veriut duhet t’i pranojnë policët e rinj të Kosovës

Politikania serbe e Kosovës, Rada Trajkoviq, që aktualisht është këshilltare e Ministrit për Kthim dhe Komunitete, Nenad Rashiq, në Qeverinë e Kosovës, thotë se serbët e veriut duhet t’i pranojnë policët e rinj, që janë serbë të komunave të tjera të Kosovës.

Trajkoviq ka thënë se është e rrëzikishme që qytetarët serbë të veriut të mos i pranojnë për mbajtës të rendit serbët e qyteteve tjera të Kosovës, të cilët janë rekrutuar së fundmi.

“Duke refuzuar pranimin e policëve serbë të Kosovës nga pjesët tjera të Kosovës, serbët në veri po forcojnë argumentin malinj se si komunitet nuk e përkrahin sundimin e ligjit. Është e rrezikshme. Veriu duhet të ketë një forcë policore që pasqyron përbërjen etnike të komunitetit shumicë në mënyrë që ligji të zbatohet efektivisht”, ka shkruar Trajkoviq.

“Serbët që punojnë në Policinë e Kosovës nuk janë më pak serbë se vëllezërit e tyre në veri dhe ata duhet të pranohen si vëllezër. Nëse veriu mund të toleronte për vite me radhë njerëzit e pushtetshëm vendas “të tij”, të cilët persekutonin disidentët në mënyrë të papërgjegjshme (dhe deri në shfarosje), çfarë i shqetëson ata me këta njerëz”, pyet ajo.

Sipas saj, serbët e veriut duhet ta shfrytëzojnë vëmendjen e ndërkombëtarëve për të marrë vendim për të ardhmen e tyre.

“Serbët në veri duhet të marrin një vendim të rëndësishëm për të ardhmen e tyre: duan të ndërtojnë jetë normale për veten e tyre në Kosovë apo vazhdojnë të ndjekin ata që i sollën në këtë situatë? Ata aktualisht kanë vëmendjen e komunitetit ndërkombëtar dhe është e rëndësishme që më në fund ta përdorin këtë vëmendje me mençuri dhe saktësi”, thuhet në reagimin e Trajkoviqit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments