Nënsekretari i Departamentit të Mbrojtjes të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Derek Chollet nga e diela do të jetë për vizitë në Kosovë.Kështu merr vesh klankosova.tv nga burimet e saj të larta, teksa kjo po konsiderohet të jetë një nga vizitat më të rëndësishme kohëve të fundit, që nga thellimi i tensioneve në veri të vendit.
Chollet, ish-këshilltar special në Departamentin e Shtetit Amerikan, është paraparë të qëndrojë në Kosovë më 30 dhe 31 korrik.
Bashkë me të, mendohet të vijë edhe një nga udhëheqësit më të lartë (numri dy) i Këshillit të Sigurisë Kombëtare (NSC), emri i të cilit ende s’është bërë i njohur.