Saturday, October 19, 2024
HomeLajmeKosovaOperacion i përbashkët Shqipëri-Itali kundër mashtrimeve me call center: Goditet grupi që...

Operacion i përbashkët Shqipëri-Itali kundër mashtrimeve me call center: Goditet grupi që përfitoi 5 mln Euro

Një operacion i përbashkët mes SPAK-ut dhe autoriteteve italiane është zhvilluar në Shqipëri. Mësohet se në shënjestër të agjencive ligjzbatuese kanë qenë mashtrimet me call center.

Media italiane, raporton se Prokuroria e Pordenones ka urdhëruar 14 kontrolle në Shqipëri

Sipas ANSA-s, është goditur një grup që mashtronte me call center-at.

Ata përdornin teknika të sofistikuara mashtrimi që kanë çuar në përfitimin e të paktën 5 milionë Eurove. Të mashtruar kanë mbetur me qindra qytetarë italianë.

Prokuroria e Pordenones ka kryer të paktën 42 mijë përgjime. Është zbuluar se grupi kriminal i pastronte paratë në vendet e BE-së. Bëhet fjalë për vende si Qipro, Lituania, Estonia, Holanda dhe Gjermania. Më pas i konvertonin në kriptomonedha.

Për këtë operacion, SPAK do të dalë në një konferencë për shtyp ku do të japë detaje më të hollësishme.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments