Wednesday, November 27, 2024
HomeLajmeKosovaLigji për skemat pensionale dhe për pagat e zyrtarëve publik diskutohen në...

Ligji për skemat pensionale dhe për pagat e zyrtarëve publik diskutohen në Kuvend

Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë dy seanca.

Njëra është vazhdim i seancës plenare, ku do të trajtohen pikat e mbetura të rendit të ditës së mbetura nga seancat e kaluara.

Kjo mbledhje e deputetëve fillon nga ora 11:00.

Ndërsa seanca e dytë nis nga ora 14:00.

Në këtë seancë të jashtëzakonshme pritet të trajtohen dy pika të rendit të ditës.

Agjencat e dy seancave që mbahen sot:

Vazhdimi i Seancës plenare

Rendi i ditës

I.    Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 20 prill, 29 qershor dhe 10 korrik 2023:

9. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr.08/L-184 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 06/L-024 për trajtimin e ndërtimeve pa leje,
10. Shqyrtimi i Propozim-rezolutës për shpenzimet e parasë publike për dy vite mandat të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

II. Pika e papërfunduar nga Seanca plenare, e mbajtur më 4 maj dhe 10 korrik 2023:

13. Votimi i rekomandimit lidhur me raportin e auditimit të performancës menaxhimi i projektit “Bashkimi i qytetit të Ferizajt”.

III. Pika e papërfunduar nga Seanca plenare, e mbajtur më 22 qershor 2023:

4.    Votimi i Projekt-Rezolutës nga interpelanca me ministrin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, z. Hekuran Murati për çështjen: “Rishikimi i buxhetit të Republikës së Kosovës dhe rritja e pagave në sektorin publik”.

 IV. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 8 dhe 15 qershor 2023:

22. Votimi për emërimin e dy (2) anëtarëve të Bordit Mbikëqyrës të Agjencisë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës,
23. Zgjedhja e dy (2) anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës.

V. Pika e papërfunduar nga Seanca plenare, e mbajtur më 6, 7 prill dhe 7 qershor 2023:

4.    Votimi i Propozim-Rezolutës për punën dyvjeçare të Qeverisë së Kosovës.

Seancë e jashtëzakonshme

Rendi i ditës

1.    Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-248 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L131 për Skemat pensionale të financuara nga shteti,

2.    Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-239 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.06/L-114 për zyrtarët publikë, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr.08/L-128.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments