Saturday, October 19, 2024
HomeLajmePishinat po mbushen me ujë të pijshëm, KRU paralajmëron aksion te borxhlinjtë...

Pishinat po mbushen me ujë të pijshëm, KRU paralajmëron aksion te borxhlinjtë e mëdhenj në Graçanicë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se punonjësit e mirëmbajtjes në Graçanicë kanë hasur në një pishinë publike duke e mbushur me ujë të pijshëm.

Nga KRU Prishtina kanë paralajmëruar se do të inspektohen të gjitha pishinat, bashkërisht me laborator, duke bërë matjen e sasisë së klorit dhe se do të ketë ndëshkime maksimale për ata që keqpërdorin ujin e pijes

“Punonjësit e mirëmbajtjes në Graçanicë kanë hasë në një pishinë publike duke e mbushë me ujë të pijshëm. E neveritshme dhe më shumë se shqetësuese. Do të inspektohen të gjitha pishinat, bashkërisht me laborator, duke bërë matjen e sasisë së klorit. Ndëshkim maksimal!”, thuhet në njoftim.

Për nesër, KRU Prishtina ka paralajmëruar aksion te borxhlinjtë e mëdhenj dhe konsumatorët ilegal në Gracanicë.

“Nuk ka ujë të pijshëm pa paguar faturat e ujit, ngase kemi një kosto të lartë të trajtimit të ujit dhe shpërndarjes përmes tubacioneve primare, sekondare e terciare deri te konsumatorët. Nesër 26 korrik 2023, e mërkurë duke filluar nga ora 10:00 do të kemi  aksion të madh me disa ekipe të shkyçjes dhe inspektor, me fokus konsumatorët që kanë borxhe tejet të mëdha, në Graçanicë”, thuhet në njoftim.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments