Monday, November 25, 2024
HomeLajmeKosovaKosova pret që BE-ja t’i heq masat ndëshkuese pas hapave për shtensionim...

Kosova pret që BE-ja t’i heq masat ndëshkuese pas hapave për shtensionim në veri

Kosova dy javë më parë u pajtua me kushtet e BE-së për shtensionimin e situatës në veri të Kosovës. Tani ajo pret që BE të heqë masat ndëshkuese.

Aktualisht Kosova është në pritje të njoftimit të Bashkimit Evropian për heqjen e masave ndëshkuese pas një pajtueshmërie të arritur ndërmjet Kosovës dhe BE-së në Bratislavë. Qeveria ka tërhequr tanimë 25% të forcave policore nga ndërtesat komunale në 4 komunat veriore të banuara me shumicë serbe. Kosova është pajtuar po ashtu që të mbajë zgjedhje të reja në komunat veriore.Por zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi në një deklaratë të fundit, ka bërë të qartë Kosova “nuk duhet të shpallë zgjedhje në veri të vendit, pa u hequr masat ndëshkuese të vendosura nga Bashkimi Evropian”. Ndërkohë që presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, më herët ka thënë se “organizimin e zgjedhjeve në veri e lejon rregullimi ligjor i Kosovës dhe se diçka e tillë mund të bëhet edhe përmes një peticioni të nënshkruar nga 20 për qind e qytetarëve që janë në listën votuese.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments