Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosovaArben Ahmetaj shpallet në kërkim ndërkombëtar

Arben Ahmetaj shpallet në kërkim ndërkombëtar

Arben Ahmetaj është shpallur në kërkim ndërkombëtar. Pas konfirmimit për mosgjetjen e tij brenda vendit, SPAK i ka dërguar shkresë Interpol Tiranës për kërkimin e tij jashtë Shqipërisë.

Ahmetajt, gjykata i ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg në mungesë”.

Disa ditë më parë, gjykata e Posaçme firmosi urdhër-arrestin për ish-zv/kryeministrin. Urdhri iu dorëzua nga SPAK për ekzekutim Policisë së Shtetit.

Me marrjen në dorë të urdhrit, Policia e Shtetit bën kërkime në gjithë vendin. Më pas, me marrjen e konfirmimit nga të 12 drejtoritë vendore të qarqeve për mosgjetjen e Ahmetajt, u vijua me procedurën për shpalljen e tij në kërkim ndërkombëtar.

Kujtojmë se me 117 vota pro, Kuvendi miratoi kërkesën për heqjen e mandatit të deputetit Arben Ahmetaj.

sh-numri dy i qeverisë Rama akuzohet për refuzim për deklarim, fshehje ose deklarim i rremë i pasurive, korrupsionit pasiv dhe aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë dhe pastrim të produkteve të veprës penale, vepra penale nga të cilat mund të dënohet deri në 15 vite burg.

Avokati i Arben Ahmetajt, Henrik Ligori zbuloi për mediat se klienti i tij aktualisht ndodhet në Angli, ku po qëndron pranë familjes së tij. Në lidhje me pyetjen a do të kthehet, ish-zv.kryeministri për t’u përballur me drejtësinë, Ligori u shpreh se Ahmetaj do të vijë në Shqipëri kur të ketë lirinë.

Nga ana tjetër, ndonëse pa imunitet për të njëjtën dosje në kërkim ndërkombëtar u shpallën dhe pronarët e kompanive fituese të tenderave të inceneratorëve, Stela Gugallja, Mirel Mertiri dhe Klodian Zoto, vendndodhja e të cilëve nuk dihet./A2cnn/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments