Mërgimtarët po vazhdojnë të vijnë në Kosovë për të kaluar pushimet, gjë që ka ndikuar që të ketë fluks më të dendur në pikëkalimet kufitare.
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka përditësuar të dhënat sot në orën 12:00, sipas të cilave kolona më e madhe është të Dheu i Bardhë – 1200 metra.Kolona ka edhe në Muçibabë- 400 metra, derisa në pikat tjera nuk ka kolona.