Mërgimtarë nga vende të ndryshme të Evropës ia kanë mësyrë masovisht këtë vikend vendlindjes. Është raportuar se rreth 100 aeroplan vetëm gjatë vikendit pritet të vijnë në Aeroportin e Prishtinës.
Në anën tjetër, janë të shumtë edhe ata që po vijnë më vetura në Kosovë. Fatkeqësisht, ata po përballen me kolona të shumta, veçanërisht në Hungari dhe Kroaci.
Disa prej tyre kanë treguar për IndeksOnline se po i nënshtrohen kontrolleve kufitare deri në detaje dhe kjo po ndikon në pritjet e tyre të gjata.