Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeNisin takimet e Lajçakut me Bislimin e Petkoviqin në Bruksel

Nisin takimet e Lajçakut me Bislimin e Petkoviqin në Bruksel

Sot në Bruksel po mbahet takimi i radhës Kosovë-Serbi në nivel të kryenegociatorëve. Për këtë takim zëvendëskryeministri Besnik Bislimi sot ka udhëtuar drejt Brukselit.

Emisari Miroslav Lajçak tashmë ka nisur t’i zhvillojë takimet me palët, por ndaras.

Ende nuk dihet nëse do të ketë një takim trilateral.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, dje tha se emisari Miroslav Lajçak, do të presë palët dhe se fokusi i bisedës do të jetë zbatimi i marrëveshjes dhe shtensionimi i situatës.

“Përfaqësuesi Special i BE-së, Miroslav Lajçak do të presë kryenegociatorët e të dyja palëve në kuadër të dialogut të lehtësuar në Bruksel. Në fokus do të jetë zbatimi i plotë i Marrëveshjes së 27 shkurtit dhe hapat drejt deeskalimit të situatës në veri të Kosovës”, ka shkruar Stano në Twitter.

Takimi mes dy kryenegociatorëve ishte pjesë e një dakordimi mes Kosovës dhe BE-së, të cilat bënë një marrëveshje për shtensionimin e situatës.

Në pikën katër të kësaj marrëveshje thuhej se “BE do ftojё dy kryenegociatorёt nё Bruksel me synim finalizimin e planit tё sekuencimit pёr Marrёveshjen drejt Normalizimit, pas tё cilit do tё fillojё zbatimi i tё gjitha neneve tё marrёveshjes”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments