Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosovaEscobar: Jemi të brengosur, po kërkojmë ta bindim Qeverinë e Kosovës ta...

Escobar: Jemi të brengosur, po kërkojmë ta bindim Qeverinë e Kosovës ta shohë SHBA-në si partner primar

I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar tha se janë të brengosur me mungesën e përafrimit të Kosovës me SHBA-në dhe komunitetin transatlantik.

Ai në raportimin para Kongresit Amerikan deklaroi se po përpiqen në mënyrë aktive që ta bindin Qeverinë e Kosovës që t’i shohë Shtetet e Bashkuara si partner primar.

“I kemi bërë kërkesat tona në mënyrë shumë të qartë, shumë të zëshme, BE në anën e tyre, ka vendosur pasoja, edhe ne, ne e kemi tërhequr Kosovën nga një ushtrim shumë i madh ndërkombëtar ushtarak si reagim ndaj kësaj dhe kërkojmë mënyra të tjera të partneritetit me një prej aleatëve tanë më të afërt në rajon. Më duhet ta them që jemi të brengosur me mungesën e përafrimit, jo vetëm me SHBA-në por me gjithë komunitetin transatlantik dhe kjo përfshinë Mbretërinë e Bashkuar, Bashkimin Europian, NATO-n , QUINT-in dhe fqinjtë, Shoqërinë dhe Maqedoninë e Veriut”, tha Escobar.

“Prapë po kërkojmë në mënyrë aktive, mënyrë të cilën mund ta bindim Qeverinë që t’i shohë Shtetet e Bashkuara si partner primar në rajon dhe përafrimi me Shtetet e Bashkuara i sjell dobi Kosovës, nuk e hedh jashtë nga aspiratat e veta”, shtoi diplomati amerikan.

“Por edhe më tej do të donim të shihnim harmonizim më të madh me planin europian”, tha ai.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments