Saturday, November 23, 2024
HomeTop LajmetBurrin nga Gjakova e zë rryma gjatë punës, përfundon në QKUK

Burrin nga Gjakova e zë rryma gjatë punës, përfundon në QKUK

Policia në Gjakovë ka arrestuar pronarin e një firme, pasi një punonjës ka pësuar lëndime trupore në vendin e tij të punës, raporton Express

Rasti ka ndodhur mesditën e së shtunës në fshatin Molliq të Gjakovës, ndërkaq pronari i kompanisë dhe viktima kishin qenë duke punuar në një shtëpi private, kur viktima kishe pasur kontakt me telin e rrymës dhe ka pësuar lëndime.

Viktima është dërguar në Emergjencën e Gjakovës e më pas është transferuar në QKUK ku po vazhdon të marrë tretmanin mjekësor.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pronar i një firme i cili së bashku me viktimën mashkull kosovar kishin qenë  duke kryer disa punime në një shtëpi private, viktima kishte pësuar  lëndime trupore gjatë kontaktit me telin e rrymës. Viktima është dërguar në Emergjencën e Gjakovës dhe më pas është transferuar në QKUK-së ku është duke marrë tretman mjekësorë. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë policore si dhe inspektori i punës. Me vendim të prokurorit  kujdestar, te dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policorë për 48 orë”, ka bërë të ditur policia.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments