Monday, November 25, 2024
HomeLajmeIsh-diplomati amerikan: Nuk pajtohem që SHBA-ja ka qasje më të butë ndaj...

Ish-diplomati amerikan: Nuk pajtohem që SHBA-ja ka qasje më të butë ndaj Serbisë

“Konfirmimi i shtensionimit nuk shihet në fjalë, ose në kushtet e marrëveshjes, por në veprimet e autoriteteve kosovare dhe të komunitetit serb në Kosovë”, ka thënë për Zërin e Amerikës  ish-diplomati amerikan, Thomas Countryman

Countryman, diplomat amerikan i karrierës në mesin e 80-ave ka shërbyer në Ambasadën amerikane në Beograd, ndërsa si ish – Zëvendësndihmës i Sekretarit të Shtetit për Europë dhe Eurazi në vitin 2011 ka qëndruar për vizitë në Kosovë. Ai thotë se është e nevojshme që Qeveria e Kosovës të mundësojë që të qetësohen tensionet, të cilat ndikuan në dialogun për normalizimin e raporteve mes dy palëve.

“Nëse jo një tërheqje e plotë, atëherë së paku duke e zvogëluar numrin e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës [në Veri] dhe lëvizje që do të tregonin një kuptim të nevojës për pajtim politik dhe vendosjen e udhëheqjes së re legjitime në komunat në veri të Kosovës”, ka thënë Contryman.

Ai ka theksuar se nuk pajtohet me pretendimet e palës kosovare, se komuniteti ndërkombëtar ka një lloj qasje më të butë ndaj Serbisë, për ta distancuar atë nga Rusia.

“Brukseli dhe Uashingtoni po provojnë të zgjidhin çështjet e hapura në rajon. Një gjë e tillë nënkupton aplikimin e diplomaicsë së qetë, ndonjëherë shumë të zëshme dhe të paekuivokë. Unë e kuptoj një përceptim të tillë të realitetit, por ata që e bëjnë këtë, nuk i kuptojnë arsyet që mund çojnë në një qasje të tillë”, ka thënë Countryman.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments