Tuesday, November 26, 2024
HomeLajmeIMF-të e mbyllen vitin me fitime të mëdha, aplikojnë norma “astronomike” për...

IMF-të e mbyllen vitin me fitime të mëdha, aplikojnë norma “astronomike” për kredi

Sektori mikro financiar, vazhdon të aplikoj normat e larta të interesit ndaj kredive për qytetarët dhe bizneset kosovare.

 Ani pse në Raportin e fundit të Bankqës Qendrore të Kosovës (BQK), thuhet se në vitin 2022 aplikuan normë të interesit më të vogël se në vitin 2021, prapë norma e interesit është mbi 50 % më e lartë se  normat e interesit që i alikojnë bankave komerciale.

“Normat e interesit në kreditë e sektorit mikrofinanciar ka shënuar rënie të lehtë vjetore në 18.6 përqind, nga 19.4 përqind sa ishte në dhjetor të vitit 2021”, thuhet në raportin e BQK-së.

Sipas të dhënave të BQK-së, sektori mikrofinanciar në vitin 2022 shënoi rritje të përshpejtuar të aseteve, kryesisht ndikuar nga zgjerimi i kreditimit dhe lizingjeve, që kryesisht u financuan nga huat e marra nga sektori i jashtëm.

Rezultati financiar tejkaloi nivelin e vitit të kaluar dhe rezulton të jetë më i larti që nga konsolidimi i sektorit mikrofinanciar, ndikuar nga rritja më e lartë e të hyrave kundrejt shpenzimeve.

Sipas të dhënave të fundit të Bankës Qendrore të Kosovës , në tregun vendor operojnë 30 institucione mikrofinanciare, nga të cilat 13 kanë pronësi të huaj dhe përfaqësojnë 78.3 përqind të gjithsej aseteve të sektorit.

Në vitin 2022 shënoi rezultate të larta financiare me fitim neto në vlerë prej 17.0 milionë euro, si rezultat i rritjes më të theksuar të hyrave kundrejt rritjes së shpenzimeve.

Sipas të dhënave të BQK-së, asetet e sektorit arritën vlerën prej 400.8 milionë euro në vitin 2022, që korrespondon me një rritje vjetore prej 17.9 përqind; rritje të përshpejtuar krahasuar me një vit më parë.

”Të hyrat e sektorit mikrofinanciar arritën vlerën në 56.1 milionë euro, një rritje vjetore prej 14.9 përqind krahasuar me vitin e kaluar. Në kuadër të të hyrave, të hyrat nga interesi, që paraqesin kategorinë dominuese të të hyrave (89.8 përqind), shënuan rritje vjetore prej 15.9 përqind (rritje për 3.0 përqind në vitin 2021), si rezultat i rritjesh së lartë të kreditimit në dy vitet e fundit. Kategoria e të ardhurave nga jointeresi në vitin 2022 shënuan rritje për 6.6 përqind, por që kontributi i tyre në rritjen e gjithsej të hyrave ishte i limituar për shkak të peshës së ulët në gjithsej të hyrat (10.2 përqind)”, thuhet në raportin e BQK-së

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments