Ka eskaluar sërish situata në Kuvend. Kësaj radhe janë përplasur fizikisht deputeti i VV-së, Sali Zyba dhe ai i PDK-së, Rashit Qalaj.
Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka tentuar ta vazhdojë seancën duke e tejkaluar cështjen që solli përplasje fizike paraditen e sotme, që lidhej me audio-incizimet e Mimoza Kusarit me Slavko Simiqit. Këtë nuk e pranuan deputetët e PDK-së, duke e bllokuar foltoren.
Konjufca, me kërkesën e LV-së tentoi ta vazhdonte seancën, duke lexuar pikat e rendit të ditës. Por, situata u tensionua sërish te foltorja.